Bie kulmi në një parking në “Pejton”, dëmtohen tri vetura

Tri vetura janë dëmtuar pas rënies së një çatie në një parking në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave në Komunën e Prishtinës.

Fushtica ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dal edhe policia dhe së bashku po merren me rastin.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë duke punuar për të gjetur shkakun që ka ardhur deri rënia e kësaj çatie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *