Legjenda e futbollit thotë se Shqipëria do të jetë befasia e “Euro 2024”

Sonte do të bëhet tërheqja e shortit për grupet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Tërheqja e shortit do të bëhet në Hamburg, duke filluar nga ora 18:00.

Një prej ish-yjeve të futbollist, Wesley Sneijder, do të jetë i pranishëm në qytetin gjerman.

Madje, ai ka bërë edhe një parashikim për “Euro 2024”, me faqen zyrtare të UEFA-s që e ka publikuar parashikimin e tij.

Sneijder parashikoi që Shqipëria do të jetë befasia e Evropianit, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *