Ftohja virusale duhet të kurohet për të paktën shtatë ditë: Përndryshe, mund të shfaqen komplikime dhe sëmundje më të rënda

Është stina e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Ditët e fundit shumë persona ankohen për sulme të kollitjes që nuk qetësohen dhe as nuk mund të lehtësohen me preparatet në dispozicion.

Kolla është gjithmonë një simptomë që duhet marrë seriozisht dhe duhet të konsultoheni me mjekun në kohë.

Kolla e zgjatur është më së shpeshti rezultat i infeksionit respirator. Nëse shoqërohet me simptoma të tjera, veçanërisht te fëmijët, duhet patjetër të konsultoheni me një pediatër, transmeton Telegrafi.

Por kur ke pasur një infeksion të frymëmarrjes të shoqëruar me ethe, rraskapitje dhe gjithçka që ndodh në këtë periudhë të vitit, dhe që të gjitha kanë kaluar, por ka mbetur vetëm kolla – mushkëritë tuaja janë të pastra, sepse mjeku ju ka ekzaminuar, pasqyra e gjakut ju është e mirë – me shumë mundësi, kolla është rezultat i vetë virusit, i cili ka prekur epitelin e frymëmarrjes dhe tani sistemi juaj i frymëmarrjes reagon shumë më dhunshëm ndaj të gjithë stimujve, se sa ka reaguar më herët.

Kolla ndonjëherë zgjat deri në një muaj

Për të hequr qafe këtë kollë të vazhdueshme duhet kohë, për disa një muaj, për të tjerët edhe më shumë, por është e nevojshme të vazhdohet me terapi simptomatike, të pini shumë pije të ngrohta dhe të merrni tableta që anesteziojnë sistemin e frymëmarrjes në mënyrë që të nuk reagon me dhunë.

– Por çdo kollë tjetër që nuk ka lidhje me një infeksion respirator duhet të ekzaminohet për të gjetur se çfarë është në themel të saj – vënë në dukje mjekët.

Rritja e numrit të pacientëve me pneumoni

Është pikërisht për shkak të këtyre problemeve që virusi duhet të minimizohet. Për të mos përfunduar në një situatë ku jemi duke trajtuar një sëmundje shumë më të rëndë, çdo virus duhet të largohet së paku për shtatë ditë, e ndonjëherë edhe më shumë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *