Burri që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë kishte të kaluar kriminale

Një ngjarje e rëndë është raportuar të shtunën në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën “Ilaz Kodra” një person u gjet pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet dhe është iniciuar rasti.

Sipas raportimeve nga mediat, bëhet fjalë për Bernard Smakollin, (51-vjeçar) vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se Smakolli ka qenë recedivist i veprave penale si dhe ishte person me të kaluar kriminale për lëndë narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *