Dy persona kanë sulmuar një tjetër në fshatin Gërdoc të Podujevës.
Policia ka njoftuar se viktima ka lëndime në kokë dhe është duke u trajtuar në QKUK.
Ai nuk ka mundur të japë deklaratë për shkak të gjendjes së tij.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Gërdoc, Podujevë 03.02.2024-15:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor i cili ka lëndime në kokë dhe për shkak të gjendjes së tij nuk ka dhënë deklaratë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”