Arrestohet ish zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj

Arrestohet ish zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari ka kryer këtë veprimtari penale.

I dyshuari B.XH., deri sa ishte në atë pozitë, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj turk në sistemin elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe me pasaportë të Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton GazetaNeutral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *