Aksidenti që la 3 të vdekur në afërsi të Prizrenit: Policia del me detaje rreth rastit

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në Rrugën e Kombit ndodhi një aksident me fatalitet.

Deri më tani është mësuar se 3 persona kanë vdekur nga ky aksident, dhe kishte edhe dëme materiale po ashtu.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka raportuar në raportin e saj ditor.

Ata thonë se deri te vdekja e 3 personave ka ardhë si rezultat i humbjes së kontrollit në drejtimin e automjetit nga një shofer.

Po ashtu 3 persona të tjerë kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Trupat e viktimave janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për aksidentin pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45.Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *