Kurti: Viti 2024 për VV-në do të jetë vit i përgatitjes zgjedhore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për zgjedhjet nacionale e lokale që parashihen të mbahen në vitin 2025.

Më tej, Kurti ka thënë se viti 2024 për të gjitha qendrat e VV-së, duhet i jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për proceset zgjedhore.

“Kandidati apo pretendenti për kandidat komune nuk mund të quhet i tillë nëse nuk i njeh thellësisht problemet e shumicës së lokaliteteve që përbëjnë komunën përkatëse. Të njihen detajisht e të flitet me kompetencë për shqetësimet e secilit lokalitet. Përveç takimit të rregullt me strukturën e pikës, qendra duhet të planifikojë e realizojë aktivitete që lidhen drejtpërdrejt me shqetësimet kryesore të lokalitetit përkatës që mund të jetë lagje a fshat në një komunë të caktuar”, deklaroi Kurti

Madje, gjatë fjalimit të tij, kryeministri ka vlerësuar që shumë nga vendimet që i merr Qeveria, mediat nuk i paraqesin fare.

“Ne nuk kemi zgjedhur e as nuk do t’i zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarë, s’e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta. Prandaj, të arriturat e qeverisë, vendimet që merren, duhet të paraqiten e shpjeguar për qytetarët nga strukturat e Lëvizjes. Vetëm kësisoj informacioni është objektiv, i drejt dhe i padevijuar”, tha Kurt tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *