Qeverisë i kërkohet të krijojë strategji për parandalimin e vetëvrasjes

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social “Linja e Jetës” po kërkon nga qeveria krijimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për parandalimin e vetëvrasjes.

Në Ditën Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes, drejtori i kësaj organizate, Bind Skeja, tha se duhet të identifikohen metodat për intervenim dhe komunitetet të cilat kanë nevojë për intervenim të tillë.

“10 shtatori njihet si Dita Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes. Në shtete të ndryshme kjo ditë shënohet si ditë për t’i përkujtuar viktimat e vetëvrasjes, vetëdijesimit të qytetarëve rreth parandalimit të saj dhe kërkuar më shumë nga institucionet për luftimin e këtij fenomeni. Si Linjë e Jetës ne vazhdojmë të angazhohemi që disa vite në këtë fushë dhe avokojmë për implementimin e politikave progresive mbi parandalimin e vetëvrasjes. Kjo nënkupton, në nivelin më bazik, që Kosova të ketë së paku një strategji gjithëpërfshirëse për parandalimin e vetëvrasjes. Të identifikohen metodat për intervenim dhe komunitetet të cilat kanë nevojë për një intervenim të tillë. Sidoqoftë, ndonëse kemi pritur qeveri të ndryshme, kjo ende nuk është vu në letër”, tha Skeja.

recommended by

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *