Qeveria e Kosovës vendos për rritjen e shtesave për policët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur ka njoftuar se ka marrë vendim për rritjen e shtesave për policë.

Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që paga e muajit tetor.

Kurti këtë e ka bërë në mbledhjen e 169-të të Qeverisë së Kosovës.

“Pas shqyrtimeve dhe analizave me Ministrinë përkatës si qeveri kemi ardhur deri te propozimi për shtesat e rrezikshmërisë të cilën do ta propozoj para jush”, ka deklaruar Kurti.

“Përfshihen shtatë kategori te pozitave në Policinë e Kosovës të cilat janë subjekt i shtetsave të rrezikshmërisë, shtesat për njësitet elitare, njësia speciale intervenuese, njësia për ndërhyrje të s shpejt dhe njësia për mbrojtje të afërt, janë 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 euro shtesë për njësinë speciale operative, K9 dhe njësia për eksploziv dhe demonim”.

“Pjesëtarët e patrullës kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj”.

“Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë numrin më të madhe t policisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe menaxhim të operacioneve do të ndahen nga 50 euro dhe 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”.

“Kjo zgjidhje merr parasysh situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe do të vazhdoj për sa kohë të jetë e nevojshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *