Kush është ushtari italian i KFOR-it që vdiq në aksidentin në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes i Italisë publikon emrin

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto me anë të një postimi në “X” ka publikuar emrin e ushtarit që vdiq në një aksident trafiku në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Leshan.

“Me një dhimbje të thellë, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, shprehim ngushëllimet dhe i ofrojmë mbështetje të pakufishme gruas, vajzës dhe familjes së Claudio Cadeddu, ushtar i Ushtrisë të Italisë, i cili ishte viktimë e një aksidenti tragjik rrugor gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Ministri italian i Mbrojtjes.

Kujtojmë se aksidenti i djeshëm ndodhi në rrugën rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Lajmin e ka konfirmuar KFOR-i, të cilët në një komunikatë kanë shkruar se ushtari që ka ndërruar jetë në aksidentin në mes të dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, që ka ndodhur sot në orën 15:30, është një pjesëtar i KFOR nga Italia. Lëndime trupore ka pësuar edhe një tjetër ushtar.

“Ushtari italian shërbente në bazën e KFOR-it në Novosellë dhe ai ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ai ishte brenda një VM90” njofton KFOR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *