Pas 21 vitesh në udhëheqjen e Ismet Beqirit, dega e parë e LDK-së në Prishtinë do ta ketë në krye një grua

Në krye të degës së parë të LDK-së në Prishtinë, tani e tutje do të jetë Donjeta Dragusha.

Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, e ka falënderuar Ismet Beqirin për udhëheqjen e degës për 21 vite me radhë.

“Ismet Beqirin e falënderova për 21 vite udhëheqje të degës së parë në Prishtinë. Të faleminderit për gjithë kontributin e dhënë Ismet! Një rrugëtim i gjatë e përplot histori. Nga sot, Donjeta Dragusha, një grua profesioniste, veprimtare burimore nga forumet tona, magjistre e shkencave të ekonomisë, e asambleiste e zgjedhur në kryeqytet, u zgjodh si kryetare e re e kësaj dege”, shkroi ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *