Luizi publikon foto romantike në përqafim të Kiarës

Janë padyshim çifti më i komentuar dhe më i dashur i momentit.

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po vazhdojnë të shijojnë marrëdhënien e tyre që nisi brenda shtëpisë së famshme.

Dyshja që pas daljes nga BBVA kanë qenë mjaft të angazhuar në karrierat përkatëse, ndajnë kohë edhe për njëri-tjetrin.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Jo rrallë herë ata janë shfaqur publikisht dhe kanë postuar foto dhe video të përbashkëta në rrjetet sociale, dhe njëjtë ka ndodhur edhe këtë herë.

Këtë herë ishte artisti nga Shkodra dhe fituesi i edicionit të dytë të BBVA, Luizi ai që postoi një foto romantike me partneren e tij.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Dyshja shihet të përqafuar në shtrat ndërsa relaksohen në krahët e njëri-tjetrit pas një dite me angazhime. Ndërsa i njëjti imazh u shpërnda edhe nga Kiara në InstaStory.

Rikujtojmë që Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale të BBVA, teksa prej muajsh qarkullojnë thashetheme se dyshja janë në pritje të fëmijës së parë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *