Policia e Kosovës vazhdon luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike në një operacion të suksesshëm në fshatin e Gjilanit.
Forcat policore sekuestruan një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike dhe armë në një vend-banim.
Pas një hetimi të kujdesshëm, forcat policore kryen kontroll në katër lokacione të ndryshme dhe arritën të sekuestrojnë 2407.6 gram lëndë narkotike, dyshohet të jetë heroinë, dhe 6.8 gram marihuanë. Gjithashtu, janë gjetur dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një sasi municioni, dhe dy vetura.
Hetimet për trafikimin e lëndëve narkotike vazhdojnë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Gjilan, ndërsa për rastin e armëve sekuestruar, janë angazhuar njësitë tjera për shkak të kompetencave të tyre lëndore.
Në ndërkohë, i dyshuari nuk është gjetur në vendngjarje dhe ndodhet në arrati. Policinë e Kosovës ka njoftuar prokurorinë për të gjitha zhvillimet në këtë rast.