Një person është raportuar të jetë larguar nga Enti Special që gjendet në Komunën e Shtimes.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, diku rreth orës 05:20.
Rastin në polici e ka lajmëruar një infermier që punon në këtë institucion.
Akoma nuk dihet asgjë për vendndodhjen e personit në fjalë.
Rasti i iniciuar si “Person i zhdukur” është duke u hetuar nga organet e sigurisë.