Sonte rreth orës 18:00 autobusi ‘Deva Tours’ i linjës Kosovë-Gjermani është aksidentuar në Split të Kroacisë, shkruan Gazeta Neutral.
Nga kompania kanë njoftuar se pasagjerët dhe stafi nuk kanë pësuar lëndime.
Tutje, bëhet e ditur se pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër.
Reagimi i plotë i Deva Tours:
“Sqarim për familjet e pasagjereve dhe opinionin publik:
Sonte rreth orës 18:00 autobusi ynë i linjës Kosove-Gjermani në shtetin e Kroacisë, është përfshirë në një aksident në Split.
Pasagjeret dhe stafi që kanë qenë në autobus janë të gjithë pa lëndime.
Pasagjerët kane vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër.
Sqarimi i rrethanave te aksidentit i përket autoriteteve përkatëse .”- shkruhet në postim.