Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala për FrontOnline, thotë se për t’u caktuar data e zgjedhjeve, fillimisht duhet që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje.
Sipas Shalës, për të ndodhur kjo, ekziston mundësia që rënia e Qeverisë të ndodhë qoftë përmes mocionit të mosbesimit me votat e shumicës ose përmes dorëheqjes.
Që të flasim për datën e zgjedhjeve, duhet të japë dorëheqje Kurti ose ta rrëzojë qeverinë e tij me anën e mocionit, me votat e shumicës’’, tha Shala.