Qeveria ndan mbi 5.5 milionë euro për bizneset, kush përfiton

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot ka prezantuar dhe ka marrë aprovimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje për bizneset.

Ky vendim shkon në favor të zbatimit të masës 2.2 që nënkupton mbështetje të bizneseve për qasje në financa.

Vlera totale e mjeteve është 5.528,00 euro dhe do të përfitojnë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme. MFPT sjell për aprovim ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 2.2 të pakos për ringjalle ekonomike, përkatësisht mbështetja e bizneseve për qasje në financa.

“Këto mjete në vlerë prej 5.528.000 ndahen në kuadër të bashkëpunimit me fondin kosovar për garanci kreditore për të vazhduar mbështetjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, tha Resul Makreshi.

Vendimi u miratua me të gjitha votat pro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *