Pajisjet 10 mijë euro të Policisë, deklarata e kryeministrit ngjalli reagime të shumta në publik

Një zyrtar i njësisë speciale intervenuese mund të ketë pajisje në vlerë prej 10 mijë eurosh, siç tha kryeministri Albin Kurti.

Por, vlera e këtij armatimi, sipas njohësve të sigurisë, nuk është gjë tjetër veçse tregues i qartë i rrezikut që mban mbi supe kjo njësi elitare.

Madje, sipas një ish-polici, tashmë avokat, Naim Rudari, ndërlidhja mes orëve shtesë të punës e vlerës së pajisjeve që këta policë kanë, është qesharake.

Teksa kritikoi qasjen e kryeministrit ndaj kësaj njësie policore, ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, tha se policia duhet të pajiset akoma më shumë me armatim.

Sidoqoftë, Qeveria kishte para të ndara në buxhet qysh në vitin e kaluar për blerje të armëve e mjeteve të blinduara, por që nuk kishte shpenzuar asnjë cent, duke i bartur ato në buxhetin e vitit 2023, raporton tëvë 1.

Megjithatë, as deri në muajin e nëntë të këtij viti nuk është shpenzuar i gjithë buxheti për blerje të armëve e pajisjeve të tjera të nevojshme për policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *