Sezoni aktual po rezulton tejet i vështirë për Chelsea-n, teksa skuadra vuan rezultatet në Premier League. Blutë e Londrës e nisën sezonin me Thomas Tuchel për të kaluar më pas tek Graham Potter, por sërish rezultatet mungojnë. Nga ana tjetër presidenti i anglezëve, Todd Boehly mes merkatos së verës dhe asaj dimërore ka shpenzuar deri në 500 milionë euro dhe është i pakënaqur me menaxhimin që po i bën aktualisht situatës trajneri Potter.
Në këtë formë, mediat britanike me The Sun në krye po aludojnë se shumë shpejt Potter do të shkarkohet, madje në skenë kanë dalë edhe emrat e mundshëm për ta zëvendësuar 47-vjeçarin.
Një nga alternativat që pëlqehet më së shumti për presidentin Boehly është Luis Enrique. Ky i fundit mbylli impenjimin me kombëtaren e Spanjës pas Botërorit të Katarit ndërsa nëse tratativa mbyllej me sukses atëherë për trajnerin nga Spanja, do të ishte eksperienca e parë në Premier League.