Pesë persona kanë mbetur të lënduar, nga aksidenti mes një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili është shprehur se pesë persona kanë pësuar lëndime.
“Në ora 13:30 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë). Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia e trafikut është marrë me aksidentin”, është shprehur Krasniqi.