Bashkë me minatorët grevistë të Trepçës 800 metra thellë në horizontin e dhjetë, derisa ata sot kanë hyrë në ditën e 10 të grevës së tyre, në kërkim të plotësimit të kushteve të tyre.
Lani ka thënë se gjendja e minatorëve grevistë është e rënduar dhe sipas informacioneve që ka marrë nga vendi i ngjarjes rreth 200 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Autori i emisionit FRONTAL ka treguar se dy autoambulanca qëndrojnë në hyrje të minierës.
Ai ka realizuar edhe intervista me minatorët grevistë, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me menaxhmentin.
Një prej tyre ka thënë se ushtruesi i detyrës së drejtorit asnjëherë s’ka qenë për t’i vizituar. Minatori i cili merret me xehet, ka treguar edhe për vizitën që ia ka bërë djali i tij, i cili kishte ardhur nga Gjermania.
Ai me lot në sy ka treguar se me djalin e tij ka qëndruar vetëm dy orë meqë nuk do t’i tradhtojë shokët minatorë. Ndërkohë thotë se kërkesa e djalit të tij ka qenë “vazhdojeni grevën”.