Në Gjermani, në qytetin Baden-Vyrtemberg ka rënë shi pa pushim gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar kështu disa dëme.
Stadiumi i klubit të famshëm në Bundesliga, Hoffenheim është mbushur i tëri me ujë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si ky stadium është shndërruar në një pishinë.
Stadiumi “Rhein-Neckar Arena” ishte hapur gjatë vitit 2009 dhe ka më shumë se 30 mijë ulëse.
Kujtojmë që Hoffenheim gjatë sezonit të fundit përfundoi i shtati në Bundesliga.