“Efektivët e njësive speciale të policisë po dyshohet që flejnë në kontinierë kancerogjen”

Efektivët e Njësive speciale të Policisë së Kosovës po dyshohet që flejnë në kontinier kancerogjen. Nga nje inspektim që ka bërë Komisioni Parlamentar për Siguri po thonë se kontinierët që janë në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë i ka kaluar afati.

Ata që shpesh marrin rrugen për terrene të rrezikshme, kanë edhe një vend prej ku nisen, ku bëjnë gjumin e bëhen gati.

Njesia Speciale e Policisë së Kosovës për bazë qendrimi e ka kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Aty gjenden kontinierë të improvizuara për banim, ku efektivët e njesive të ndryshme kalojnë kohen kur nuk janë në terren.

E për këto “shtëpi” të përkohshme për Policët elitar, ligjvënësit kanë ngritur një shqetësim që ka të bëjë me mundësinë që pikërisht keta të jenë kancerogjen.

Hisen Berisha po thotë se policët po rrijnë aty si në kushte lufte.

“Kontenierët kanë afatin 10 vjecar, pas 10 viteve ata shëndrrohen në kancerogjen, për shkak të përbërjes e strukturës së tyre kthehen në kancerogjen për ata që jetojnë brenda tyre. Kushtet e jetesës në ta janë mizerie. Ato janë kushte për rrethana lufte, për një kohë të shkurtër jo për 20-30 vite”, ka thënë Hisen Berisha nga Komisioni për Siguri.

Berisha po thotë se tashmë këta kontinierë kanë kaluar afatin 10 vjecar.

“Ata e kanë tejkalu cdo afat të qendresës dhe faktikisht janë kancerogjen e shumë të rrëzikshëm. Kushtet e jetesës brenda dhe rendi shtepiak sepse ushtarakët I karakterizon rendi shtëpiak, ato janë të pamundëshme aty”, vijon ai.

Për ambientë më të dinjitetshëm për njësitë speciale të Policisë së Kosovës po bëjnë thirrje edhe ata që dikur menaxhonin me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Kjo çështja e belvederës është dashur që jo të mbesin në kontenierë që është që disa vite ashtu por të rregullohet një ambientë më i dijnitetshëm e me infrastrukturë ashtu sic duhet pork a mbet kështu që sa kohë. Tash edhe janë kushtet tjera financiare dhe mundësitë janë të ketë investime më të mëdha”, ka thënë ish-zv. ministri i punëve të Brendshme, Izmi Zeka.

Pas inspektimit që komisioni parlamentar për siguri që ka bërë vitin e kaluar ishte mbyllur kampi i Policisë në Kodrën e Trimave ku ka qenë pikërisht i njejti sistem i të jetuarit./RTVDukagjini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *