Pas sulmit në veri i cili ndodhi me 24 shtator në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, gazeta Neutral.al ka konfirmuar se grupi terroristë ishte udhëhequr nga Serbia.
Sipas informatave qe Neutral.al posedon nga burime të besueshme, pjesëtarët e vrarë gjatë aksionit të njësive speciale në veri të vendit kishin të veshur uniforma në te cilën shënohej “SERBIAN MILITARY” me ç’rast konfirmohet që aksioni ishte i udhëhequr nga struktura shtetërore të Serbisë.
Kujtojmë se, në sulmin terrorist të së dielës mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lëndua një tjetër. Të vrarë mbetën edhe tre sulmues.
Pas konfirmimit të vdekjes së policit Afrim Bunjaku, që ndodhi rreth orës 3 pas mesnatës, Policia e Kosovës u ballafaqua me armë me këtë grup nga i cili u vranë tre pjesëtarë serb të këtij grupi.
/Gazeta Neutral/