Operacionet në Postën e Kosovës janë paralizuar këtë të premte për shkak të grevës së punëtorëve të Drejtorisë së Teknologjisë Informative (IT).
Një burim brenda Postës së Kosovës ka treguar për Gazeta Neutral se nga ardhja e Nora Rrracit në pozitën e kryeshefit, të gjitha proceset në Postën e Kosovës kanë ngecur.
Sipas të njëjtit burim, nuk është shënuar asnjë progress dhe as performancë pozitive të kompanisë.
Menaxhmenti actual nuk ka arritur të siguroj asnjë kontratë të re për të përmirësuar gjendjen në kompani. Sipas të njëjtit burim, tash e 10 vjet punëtorët kanë mbetur me të njëjtën pagë.
Duke përjashtuar departamentin e IT-së që edhe sindikata “POSTA” kishte mbajtur një grevë tri ditore para disa javësh kishte kërkuar rritje pagash me theks të vecantë për kategorinë e shoferëve dhe postierëve, kategori këto që kanë koeficient më të ulët në PK.
Burimi thotë për Gazetën Neutral se tash e 2 vjet, vazhdimisht janë nën trysninë e menaxhmentit me frazen “kompania është duke bërë ristrukturimin dhe asnjë kërkesë nuk shqyrtohet”.
Ky menaxhment, që 2 vjet mban të fshehur skemën e re organizatime-organogramin dhe nuk e diskuton me punëtorët e as nuk ka angazhuar ndonjë kompani profesionale për të mbyllur këtë proces shumë rëndësishëm për cilëndo kompani.
Ky ristrukturim po bëhet nga njerëz partiak, që caktimin e pozitave dhe pozicioneve e mbështesin në angazhimin dhe orientimin politik.
Punonjësit e IT-së në Postë janë shprehur të pakënaqur me skemën e re organizative e cila është proces nga menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes.
Në letrën dërguar Kryeshefes Ekzekutive, punonjësit e IT-së e kanë kundërshtuar ristruktutimin politik në ndërmarrje të kryer pa u konsultuar me një përfaqësues të departamentit të IT-së.
“Kemi bërë kërkesë përmes arkivës me datë 21.06.2024 që të takohemi me KE për të biseduar për këtë çështje, nuk është hasur në përgjigje as pas dy rikujtimeve të tjera me anë të email-it zyrtar me datë 25.06.2024 dhe 26.04.2024” thuhet në kërkesën e IT drejtuar Nora Rracit, kryeshefe ekzekutive në Postën e Kosovës./GazetaNeutral/