Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur që të arrestojë personin e dyshuar lidhur me rastin ‘vrasje e rëndë në tentativë’.
Rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Arrestimi i personit të dyshuar: H.V., mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar:
– një armë e gjatë AK-47
– një revole
– një granatë dore
– një thikë etj.
Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.