Një burrë nga Gjilani është zhdukur ditë më parë dhe se ende nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjet e tij.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për peronin i cili që nga data 27.06.2024 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri me tani”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail:
info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë