Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Që nga dita e djeshme, e zhdukur po rezulton edhe Fatime Maliqi, një grua e moshuar nga fshati Dobërçan në Gjilan, e cila sipas familjes, ka dalë nga shtëpia në orët e para të së mërkurës dhe nuk kanë asnjë informacion për të.
Nipi i saj ka deklaruar për Sinjalin se e kanë raportuar rastin në Polici, por po kërkojnë edhe nga qytetarët ndihmë.
Kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në numrat kontaktues +383 44 819 717 dhe +383 45 634 436.