Në një letër drejtuar Reuters dhe AFP, ushtria izraelite tha se nuk mund të garantojë sigurinë e gazetarëve të pranishëm në Rripin e Gazës pasi agjencitë mediatike kërkuan garanci.
“IDF po synon të gjithë aktivitetin ushtarak të Hamasit në të gjithë Gazën”, thuhet në letrën e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, duke shtuar se Hamasi qëllimisht vendosi operacione ushtarake “në afërsi të gazetarëve dhe civilëve”.
IDF-ja gjithashtu vuri në dukje se sulmet e saj me intensitet të lartë ndaj objektivave të Hamasit mund të shkaktojnë dëme në ndërtesat përreth dhe se raketat e Hamasit gjithashtu mund të shpërthejnë dhe të vrasin njerëz brenda Gazës.
“Në këto rrethana, ne nuk mund të garantojmë sigurinë e punonjësve tuaj dhe ju nxisim fuqimisht që të merrni të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e tyre”, përfundon letra e IDF.