Dështimi i konstituimit të komisionit për rezervat shtetërore, Hoti: Pse koalicioni VV – Guxo po e bojkoton, po ngrihen dyshime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas dështimit të konstituimit të komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore. Edhe kësaj here, arsyeja qe mungesa e deputetëve të partisë në pushtet.

Ai pyeti se pse koalicioni VV – Guxo po e bojkotojnë konstituimin e këtij komisioni.

“Përse koalicioni VV-Guxo po e bojkoton konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën me rezerva shtetërore?!”

Hoti ka shkruar se është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë dhe se pengimi i hetimit parlamentar ngre dyshime të shumta.

“Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo; e votuan formimin e Komisionit në Kuvend, e tani po e pamundësojnë punën e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *