Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka komentuar audio-incizimet e publikuara së fundmi ku dëgjohet një epror duke kërcënuar policët që të mos dalin në protestën e thirrur për sot, e cila është pezulluar.
Elezaj për gazetën Neutral.al shprehet se ky rast është tejat shqetësues për sigurinë në vend sepse ekziston mundësia që personat që dëgjohen në audio të kërcënojnë çdo qytetar.
“Fatkeqësisht kemi pasur rastin që të shohim audio-incizimet të cilat tashmë janë bërë edhe publike ku kërcenohet njësiti i elitarëvë të policisë së Kosovës, FIT, për të mos e shfrytëzuar të drejtën e tyre për protestim. Ky lloj publikimi dhe ky kërcënim mund të tejat shqetësues për sigurinë në përgjithësi sepse kemi do të thotë persona apo grupe që kanë autoritet apo vlerësojnë se kanë autoritet për të kërcënuar, shantazhuar edhe pjestarët e Institucionit kryesor të zbatimit të ligjit dhe kjo nënkupton se këta persona vërtetë ekziston rreziku që të kërcënojnë çdo qytetar, çdo përfaqësues të institucioneve. Kur marrin guximin të kërcënojnë një grup, një njësi elitare të sigurisë e cila mund të themi se është njëra ndër institucionet më të rëndësishme që ka të bëjë pikërisht me këta persona të cilët këta kanë kërcenuar vërtetë, mund të konsiderojmë se kjo situatë është vërtetë shumë e rëndë”, vlerësoi ai.
Ndër të tjerash Elezaj u shpreh se raste të tilla ndodhin në vendet në të cilat nuk ka demokraci apo demokracia është shumë e dobët.
“Padyshim se mund të themi se raste të tilla mund të ndodhin vetëm në vende ku demokraci ska fare apo demokracia është shumë e dobët, në rastin konkret shpresoj dhe uroj që së shpejti institucionet e zbatimit të ligjit, prokuroria të filloj hetimet që të nxjerr para drejtësisë gjithë personat apo grupet të cilat janë të përfshira në kërcënimin që i kanë bërë institucioneve të sigurisë së Kosovës, FIT-i. Dhe shpresoj që të kemi drejtësi në rastin konkret”, tha ai.
Kjo situatë sipas Elezajt, do të ketë ndikim të drejtëpërdrejt tek morali i pjesëtarve që janë anëtar të institucioneve të sigurisë dhe po ashtu besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore.
“Në siguri sa i përket këtij rasti mendoj që sigurisht që do të këtë ndikim të drejtëpërdrejtë fillimisht tek morali i pjesëtarëve të cilët janë anëtar të institucioneve të sigurisë të cilët do të kishin dhënë një kontribut të çmuar sa I përket aktiviteteve të tyre ditore dhe padyshim që këto kërcënime do të ulin në masë të madhe besimin fillimisht tek qytetarët për institucionet e shtetit dhe njëkohësisht do të shtohen dyshime se është prej rreziku apo ka rrezik që do qytetarët apo institucionet e kosovës mund të shantazhohen, kërcënohen nga grupe politike apo subjekte të cilat udhëheqin me shtetin”, u shpreh Elezaj.
/Gazeta Neutral.al/