Loriana Kuka është kualifikuar në rrethin e dytë të Grand Slamit të Abu Dhabit.
Xhudistja kosovare e eliminoi në rrethin e parë të kategorisë deri në 70 kilogramë holandezen Sanne Vermeer përmes “Golden Score”.
Në rrethin e dytë, garuesja nga Peja do të ketë punë me austriaken Michaela Polleres, e cila xhiron e parë e kaloi pa luftë.
Paraprakisht, në rrethin e dytë kaloi edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë.