Arrestohet pasi disa herë mori pije alkoolike pa paguar në një dyqan

Është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte marrë pije alkoolike në një dyqan dhe nuk i kishte paguar.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:50, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i kishte përdorur si mjet kërcënimi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar. I dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara. Në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i përdorur si mjet kërcënimi. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *