Kryetari i komunës së Suharekës , Bali Muharremaj gjatë një interviste ka zbuluar mendimin e tij pozitiv rreth konkurentës së Big Brother Vip Kosova, Edona James.
Muharremaj, gjatë intervistës, u shpreh: “Më shumë kam informacione nga familja e saj për sjelljen e Edona James. Me prejardhje nga Suhareka, është e vërtetë. Besoj se po luajt një lojë shumë të mirë në Big Brother dhe kam bindjen se do të jetë finaliste.”
Ky koment i kryetarit Muharremaj thekson mbështetjen e tij ndaj Edonës James dhe ka bërë që shqiptarët të presin me interes zhvillimet në rrugën e saj në këtë aventurë televizive, shkruan Gazeta Neutral.