Dashi
21 Mars – 19 Prill
Frika se do të merrni një vendim të gabuar po ju ndalon të ndërmerrni shumë veprime. Nuk ka kuptim të kërkosh këshilla të njerëzve të tjerë pasi asnjë sugjerim nuk do të jetë i njëjtë. E tëra çfarë mund të bëni është të kaloni pak kohë vetëm në qetësi. Dëgjoni intuitën tuaj dhe besoni zemrës suaj.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Mungesa e kujdesit dhe durimit nga ana e dikujt nuk do t’ju ofrojë rezultatin përfundimtar që po prisni në një projekt grupor. Do ta keni të vështirë të merreni me vendimet dhe veprimet impulsive të atij personi. Mund të jetë më mirë ta sugjeroni që të merrni disa punë në mënyrë të pavarur.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Një përpjekje ekipore do t’ju lejojë të përdorni mirë aftësitë tuaja. Jeni në fillim të diçkaje të re dhe dëshironi të mësoni gjithçka që mundeni për këtë. Mendja juaj e shpejt dhe dashuria për të mësuar do t’ju ndihmojnë t’i arrini qëllimet tuaja.
Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Ju po mendoni shumë për gjithçka dhe kjo po ju pengon të ndërmerrni veprime. Një kohë e qetë dhe qëndrimi vetëm do t’ju ndihmojë t’i kthjelloni mendimet tuaja. Qetësimi i mendjes do t’ju lejojë të eliminoni gjithçka që është negative në jetën tuaj. Nëse keni një vendim për të marrë midis opsioneve të ndryshme, përpiquni të merrni vendim me intuitën tuaj.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Jini të gatshëm të merrni përgjegjësinë për një situatë financiare nëse mendoni se ka barazi në mënyrën se si po trajtohen fondet e përbashkëta. Ju nuk duhet të bëheni paranojak për këtë, por mbani në vëzhgim njerëzit që janë të dhënë pas parave.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Një marrëveshje nuk po mund të arrihet në një situatë grupore. Miqtë argumentues do të përpiqen t’ju përfshijnë ne debat. Refuzoni të interesoheni për atë që ata po bëjnë. Keni shumë për të bërë vetë dhe nuk keni kohë për të shkuar pas aktiviteteve që nuk ka gjasa të dalin mirë.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Një situatë që ju shkon keq do të funksionojë në avantazhin e dikujt tjetër. Ju po pyesni se pse po ju ndodhin juve këto gjëra? Ky është një mentalitet i viktimës, që vetëm sa do të tërheqë më shumë probleme në rrugën tuaj. Kthejeni këndvështrimin tuaj në diçka më pozitive. Ka mënyra që mund të përfitoni nga kjo situatë nëse i kërkoni.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Po ju jepet një shans për të zgjeruar horizontet tuaja. Ndryshimi që ka të ngjarë të vijë, duket i frikshëm dhe kjo ju bën të ndiheni të humbur dhe të pasigurt se çfarë të bëni më pas. Kujtimi i përvojave të kaluara do t’ju ndihmojë ta bëni këtë zgjedhje të rëndësishme.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Jeni të prirë të veproni sipas instinkteve tuaja. Kjo duket të jetë mënyra më e mirë për të ecur përpara, por a është vendim i mençur? Mos harroni se do të duhet të merrni përgjegjësi për vendimet impulsive të marra sot.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Po merreni me renovim të shtëpisë. Disa nga ato ide që japin familjarët janë të mrekullueshme. Disa të tjera nuk duken dhe aq praktike. Nuk dëshironi të dukeni shumë kritik. Në vend të kësaj, bëni disa sugjerime alternative.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Angazhimet me të cilat keni rënë dakord në të kaluarën tani kanë filluar të duken goxha kufizuese. Ju mund të mos keni pritur që disa marrëveshje të vazhdojnë për kaq gjatë dhe tash keni filluar të mos ndiheni i lirë.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Jeni më të vetëdijshëm se zakonisht për përfitimet e të qenit gjithmonë më të përgatitur. Ka të ngjarë të jeni në kontakt me dikë për të cilin çdo gjë shkon më lehtë në jetë dhe kjo ndodh sepse ai person ka punuar shumë për ta organizuar jetën e vet kaq shumë. Ai mund t’ju japë disa këshilla se si ta përdorni kohën tuaj në mënyrë sa më efikase.