Në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit si dhe 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kur ndërhynë në Kosovë ndaj forcave serbe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh së në këtë datë, 24 mars u rilindën shqiptarët.
Më tutje ai tha se në atë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviqit.
“Më 24 mars rilindën shqiptarët – Në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit”, shkroi Haradinaj në Fecbook.
Ish-kryeministri tha se sot shqiptarët janë të bashkuar në shënimin e këtyre ngjarjeve madhore.
“Shqiptarët sot të bashkuar, në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s”.