Një rast i rëndë ka ndodh sot rreth orë 13:40 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka dhënë detajet e fundit për të shtënat me armë në mes të ditës.
“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti për Neutralin.