Pa marrëveshje për dinarin sot, Bislimi: Na duhet edhe një takim

Ka përfunduar në Bruksel takimi për dinarin.

Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës, ka thënë se ‘ka nevojë për një takim shtesë rreth dinarit serb’

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë.

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne tentuam të afroheshim, por si duket ka nevojë për një takim shtesë, ndoshta Lajçak do të ofrojë që ai të mbahet javën e ardhshme”, tha Bislimi.

Ai ka thënë se Kosova paraqiti dy propozime në takim.

“Ne kemi dy propozime. Ne e dimë se cili është fokusi i secilës palë, por në këtë pikë do të dëmtonte më shumë procesin nëse ne vazhdojmë të paraqesim detajet e dy propozimeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *