Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe lokalisht të ketë rrebeshe kalimtare shiu, përfshirë edhe orët e mbrëmjes, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C.
Era do fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.