Katër persona kanë humbur jetën dhe disa rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një hidrocentral në veri të Italisë.
Siç raporton BBC, shpërthimi ndodhi nën ujë në liqenin Suviana, 70 km nga qyteti i Bolonjës.
Zona e prekur ndodhet 30 metra nën sipërfaqen e liqenit. Kryetari i qytetit të afërt Camugnano tha për agjencinë e lajmeve Ansa se një zjarr besohet të ketë shpërthyer gjatë punimeve të mirëmbajtjes.