Noizy dhe Era kopjojnë Tunën dhe Cozman në këngën e re “Ama” – VIDEO

Noizy dhe Era Istrefi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Artistët shqiptarë kanë publikuar këngën e re “Ama”, të kompletuar edhe me videoklip shkruan Neutral Bizz.

Këngëtarët e njohur vijnë me një paraqitje atraktive e në disa skena mjaft eksplicite.

Teksti është shkruar nga vetë ata me producim nga EngliVersal.

E kur jemi te krijimi i këngës, duket se artistët nuk i kanë përvjelur mëngët mirë për të krijuar dicka origjinale.

Një video e cila po qarkullon në rrjete sociale dëshmon se kënga e dyshes ka elemente të këngës “Hala” e publikuar shumë vite më parë nga këngëtarja Tuna dhe reperi Cozman.

Në vijim mund ta ndiqni videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *