Arsenalit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, së fundmi i është shtuar sistemi Anti-Tank “Carl Gustav M4”.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se ky sistem ka kalibër 81mm dhe rreze efektive 1000-1500 metra si dhe ka origjinë nga Suedia.
Sistemi Anti-Tank Carl-Gustaf M4 (CGM4), i quajtur edhe M3E1 në ushtrinë amerikane, është gjenerata më e fundit e sistemeve të armëve antitank me shumë role në familjen e Carl-Gustaf, të zhvilluara dhe të prodhuara nga kompania suedeze Saab.
Ndryshe, muaj më parë FSK ishte fuqizuar me dronë “Bayraktar TB-2” të blerë nga Turqia.
Dronët “Bayraktar TB2” bëjnë pjesë tek kategoria e dronëve më të mëdhenj i cili është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram.
Droni “Bayraktar TB2” është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar.
Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.