Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve për plagosjen e 26 marsit në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Të dyshuarit, Arijan Sijarina dhe Fitim Doda gjenden ende në arrati pasi plagosën me armë zjarri një person, shkruan Gazeta Neutral.
I dyshuari, Arijan Sijarina është fytyrë e njohur për organet e rendit. Arijani, në vitin 2018-të ishte dënuar me 6 muaj burgim për veprat penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.
Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit ishte kthyer në dënim me gjobë.
Reperi kishte pranuar fajësinë se ka shtënë me armë zjarri pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së fundit të kampionatit të Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës e cila qe zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.