Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat përjetojnë dhunë në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Vetëm brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Sipas Policisë, viktimat të gjitha ishin gra , të cilat i kanë raportuar bashkëshortët e tyre për dhunën që kanë ushtruar.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan, Viti.