“Kurrë hallall nuk ta bëj” – producenti tregon përvojën e hidhur me policin, hoxhën dhe asambleistin e PDK-së, Sedat Ismajli disa ditë para vdekjes të babait të tij

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policor nuk tregojnë mirëkuptim tek shoferët për raste të caktuara, shkruan Gazeta Neutral.

Së fundmi, producenti i njohur, Bini Diez ka treguar një përvojë aspak të këndshme me zyrtarin policor, Sedat Ismajli i cili tash është asambleist i PDK-së, në Kuvendin Komunal të Ferizajt.

Producenti, tregon se “polici zemërligë” i cili është edhe hoxhë

Polici dhe hoxha Sedat Ismajli, e kishte ndaluar producentin për kundërvajtje, i cili ishte duke shkuar me urgjencë në Shkup pasi babai i tij i ndjerë, kishte një termin për t’u kontrolluar tek mjeku.

Duke mos treguar aspak mirëkuptim, polici ju kishte marrë aq shumë kohë, sa që ju kishte skaduar edhe termini.

Krejt kjo, kishte ndodhur vetëm disa ditë para se të ndahej nga jeta babai i producentit.

Për këtë rast, producenti ka deklaruar se “kurrë hallalll nuk ia bëj”.

Postimi i plotë:

HISTORIA IME ME POLICIN ZEMËRLIGË TASHME HOXHË DHE ASAMBLEIST NE FERIZAJ.

Jam mundu me harru dhe me fal nje polic qe m’ka ba padrejtesi. Nuk muj me ja ba hallall.

Baba jem veteran arsimi, tash i ndjere, prof.Riza Nebihu, ne veture me mua dhe nje familjar, tu shku ne termin te mjeku ne Shkup, flasim pak dite para vdekjes.

Polici me ndal per nje kundervajtje ne fashtin Varosh te Kisha saktesisht.

E lus falem dhe lirom se kshtu-kshtu e kam rastin.

I tregoj qe jemi nga i njejti fshat dhe i tregoj se cili Profesor eshte ne veture

– Hera e par kur e lus nje polic per konsiderate

– Polici thot: NUK ME INTERESON ME KON JE EDHE THIRRE KON DUSH, BASH HIÇ SPO ME INTERESON (na e mori krejt kohen, me vonoi teper shume)

PASOJA: baba e humbi terminin, nuk iu dha mundesia per tu kontrollu te ai specialist qe menxi e kemi ba mundesine me u konsultu.

Pas pak dite, baba vdiq. Me mbetet ekstrem merak ajo konsulte me ate doktorin. Ma pamundesoi polici i fshatit tim, njeriu qe sot eshte ne (PDK) dhe asambleist ne Ferizajin e mbindertuar, qe ta ze frymen prej ndertesave pa plan po qe prap e du se aty jam lind e rrit m’pelqen edhe nese eshte keq.

Emri i ish-policit Sedat Ismajli. Zemerligu ka mbaru edhe medresen. Eshte dhe hoxhe. Musliman i thot vetit , une Muslimanin e njoh ndryshe ,kogja kam njohuri per kte pjese.

Porosia jem: kurre hallall nuk ta baj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *