Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i arrestuar për dhunimin e një të miture në Pejë është i moshuar.
S.K i lindur në vitin 1960 dyshohet për kryerjen e kësaj vepre, transmeton lajmi.net
“I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima ishte raportuar e zhdukuar më 16 nëntor nga babai i saj kurse ajo është gjetur dje.
“Më datë 30. 11. 2023, rreth orës 02:00 familjarët se bashku me viktimën janë paraqitur në Stacionin Policor Pejë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e PK-së.