Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar se të enjten e ka marrë një draft-statu të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
“Dje e kemi pranuar zyrtarisht draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Halimi.
Ndërkaq, edhe nga AAK kanë konfirmuar se dje u është dorëzuar një kopje e draft statutit të Asociacionit.
Ndryshe më 7 nëntor, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pati takuar krerët e partive opozitare në vend.
Pas takimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën deklaruar se gjatë takimit me Lajçakun nuk e kanë parë draft-statutin.
Por, ndryshe nga homologët e tij opozitarë kishte deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se gjatë takimit ka arritur që ta lexojë draftin.