Një aksident mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur në Dobërdelan të Suharekës ditën e së shtunës, ku dyshohet se një i mitur është lënduar rënd.
Si pasojë ka pësuar lëndime të rënda çiklisti i mitur i moshës 14 vjeçare.
Rastin Sinjalin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku tha se çiklisti po trajtohet në spital dhe rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.
“Një aksident rreth orës 19:25 ka ndodhur në Dobërdelan të komunës së Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime të rënda çiklisti, i lindur në vitin 2010. Me rastin për merret njësia e trafikut rajonal”, tha Gashi