Është arrestuar gjyshja e 3-vjeçarit në Shqipëri, pasi që dyshohet se e rrëmbeu dhe e mbajti bashkë me burrin e saj për tetë ditë larg prindërve të tij.
Ndërkaq në deklaratën e së të dyshuarës thuhet se ajo bashkë me burrin e saj donin ta rrisnin vetë, pasi fëmija është i djalit të tyre.
“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin Rexhepin ta merrnim nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një nate. Ditën tjetër kam shkuar të Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit, ku qëndruam për një nate tjetër aty. Ditën e tretë shkova te kushërira ime në Kukës. Më pas, pash ne lajme qe policia po kontrollonte ne Kukës e Has dhe kam shkuar në Tirane ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme. Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak te ndjekjes së policisë, por edhe se një vëlla i im u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje. Por edhe im bir që ndodhet në Belgjikë këmbënguli ta ktheja djalin tek nëna e tij”,-ka deklaruar Barie Gjuni, e cila mbajti të fshehur nipin 3-vjecar për plotë tetë dite.